Categories Kuriozitete

Për 12 ditë, edhe fotot që nuk i keni postuar u panë nga “të tjerët”

Facebook njoftoi këtë të premte se një problem në software ka ekspozuar fotografitë e mbi 6.8 milionë përdoruesve, përfshirë fotografi që nuk i kishin postuar.

Sipas asaj që shkruan BBC, kompania tha se disa aplikacione, palë të treta, kanë pasur akses në një gamë më të gjerë fotosh se zakonisht për plot 12 ditë gjatë muajit Shtator. Facebook tha gjithashtu se do të njoftonte të gjithë përdoruesit që janë prekur.

Kjo është ‘bëma’ e radhës e një serie shkeljesh të privatësisë së përdoruesve të rrjetit social, që është përballur me kritika të shumta që pas skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

“Kur dikush i jep akses një aplikacioni tek fotot e tij në Facebook, zakonisht ne i lejojmë aplikacionit në fjalë që të ketë akses tek fotografitë që përdoruesi i ka postuar në profilin e tij. Në këtë rast me gjasë zhvilluesit kanë patur akses edhe në foto të tjera”, tha kompania në një postim në blog.

Sipas Facebook, nga ky problem janë prekur më shumë se 1 500 aplikacione. Përveçse i dha të drejtën zhvilluesve që të kishin akses në fotografitë e postuara në murin e përdoruesve në Facebook, ky “defekt” i ka dhënë akses edhe në Stories e Marketplace.

Por jo vetëm. Ky problem duket se i ka dhënë akses palëve të treta që të shohin edhe fotografitë që njerëzit mund të kenë ngarkuar në Facebook, por nuk i kanë postuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME