Categories Lajme

“Për arsye të ndryshme…”, dorëheqja e Gent Cakajt dhe emërimi i Olta Xhaçkës, reagon me urgjencë Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndryshimet në qeverinë Rama, pas dorëheqjes nga posti i ministrit të jashtëm në detyrë që bëri Gent Cakaj. Duke rishpërndarë një postim të Cakajt, Kim shprehet se bashkëpunimi me të ka qenë shumë i frytshëm.

“Sot i dorëzova dorëheqjen Kryeministrit Rama si Ministër i Përkohshëm për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kjo ishte miqtë e mi: për arsye të ndryshme. Ju falënderoj për gjithë bashkëpunimin që kemi pasur”, shkruante Cakaj në postimin e shpërndarë nga Kim, e cila vijon më tej duke shkruar:

Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke përfshirë dhe aleatët e NATO-s. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!

Ndërkohë që në një postim të dytë, Kim ka shkruar se mirëpret dhe emërimin e Xhaçkës në postin e Ministres së Jashtme dhe të Europës, pas bashkëpunimit që ka pasur me të, teksa ishte në krye të Mbrojtjes.

“Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës në postin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Ajo ishte një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis dhe rritjen e aftësive të as si një aleate e NATO. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik. Ne shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik”, shkruan më tej Kim. Gjatë mesditës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Gent Cakajt, nga posti i Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën. Në vendin e kësaj të fundit në ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Niko Peleshi, për të cilin ky post është një rikthim në qeveri pas disa vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME