Categories Lajme

Për gabim të maternitetit dhe gjykatës, 22 vjeçari i paregjistruar askund

Jani nga fshati Rusan i Delvinës ankohet në Fiks Fare se edhe pse është 22 vjeç nuk figuron në asnjë regjistër të shtetit shqiptar. Historia është se dy prindërit e Janit kanë qenë bashkëjetues dhe nuk kanë pasur celebrim , por në dokumentet ajo mban mbiemrin e bashkëjetuesit edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë të martuar.

22 vjeçari tregon se kur dy prindërit e tij janë ndarë në 1997, Jani ka qëndruar me të atin dhe nuk ka qenë i regjistruar në gjendje civile. Kështu që i ati në 2007 hapi një gjyq për të regjistruar të birin. Edhe pse e fituan gjyqin sërish Jani nuk u regjistrua, pasi vendimi i gjykatës mamanë e 22 vjeçarit, edhe pse e pamartuar, i ka vënë mbiemrin e bashkëjetuesit.

Jani tregon për Fiks Fare se ka bërë vetëm 8 klasë shkollë dhe këto ilegalisht, por që nuk ka marrë dëftesë. E vetmja kërkesë e tij është regjistrimi për të qenë dikushi edhe me dokument.

Gazetarët e Fiks Fare i drejtohen Gjendjes Civile Delinë, ku përgjegjësi i kësaj zyre z. Sopot Kamberi sqaron situatën e krijuar. “ Është e vërtet që Jani ka kërkuar të regjistrohet dhe më kanë ardhur me një asistencë lindje të fëmijës dhe me një vendim gjykatë të formës së prerë. Por midis këtyre dy dokumenteve kemi një pasaktësi të mbiemri i nënës.

Në këtë rast kemi një problem, sepse këtu është shkruar mbiemri i nënës mbiemri i bashkëjetuesit dhe në vendim të gjykatës haset po i njëjti problem” shpjegon Kamberi. Pyetjes se si do regjistrohet Janit 22 vjeç z. Kamberi shprehet se do e ndjekë vetë si procedurë, ku do të kërkojë në maternitetin e Delvinës një asistencë lindje dublikatë ku të shkruhet mbiemri i saktë i nënës nga Kasimi në Muhameti, siç e ka faktikisht. Ai siguroi gazetarët dhe Janin se brenda një jave do të bëhej i mundur regjistrimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME