Categories Lajme

Për momentin nuk ka ndryshime në qeveri, sfidë Rindërtimi

Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se për momentin nuk do të bëjë ndryshime në qeveri. Në një prononcim për “Top Channel”, Rama iu përgjigj pyetjes nëse do të bëjë ndryshime në qeveri. “Jo, për momentin”, tha Kryeministri.

Po ashtu, ai theksoi se nuk e udhëheq ai fushatën elektorale të Vlorës, as më parë dhe as tani.

“Asnjëherë, as më përpara. Udhëheqësi i fushatës elektorale në Vlorë ka qenë dhe është Damian Gjiknuri, kështu që kjo është thjesht fake news. Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin, sepse është një zonë me një rëndësi të posaçme në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të rindërtimit, pas gjithë asaj tragjedie që kaloi”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “Durrësi është pjesa më e dëmtuar, është edhe pjesa më sfiduese e rindërtimit, pasi aty realisht duhet të bëhet një punë shumë e madhe”.

“Kemi ecur shumë me projektet. Siç dihet, apo për ata që s’e dinë unë e përsëris, që për rindërtimin në Durrës ne kemi një marrëveshje që unë e kam bërë me Princin e Emirateve të Bashkuara dhe janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike në mënyrë që të arrijmë të bëjmë diçka fantastike në Durrës. Kështu që nuk ka lidhje e para me të dytën. Pastaj unë jam edhe nga Durrësi, edhe nga Vlora, jam edhe nga Shkodra madje”, tha Kryeministri, duke iu përgjigjur interesit të gazetarit mbi vendimin e marrë në grupin parlamentar të PS-së.

I pyetur se përse vetëm 3 nga ministrat janë deleguar në rrethe, Rama tha se “edhe kjo nuk ka lidhje fare, kur vjen puna te drejtimi i qarqeve”.

“Këtu nuk flasim akoma njëherë për udhëheqjen e fushatës. Fushata është akoma larg. Këtu flasim për ata që janë kujdestarë në këtë fazë, por kjo është për t’u parë në proces dhe kush do të lodhet, do të kalojë në vijën e dytë. Mund të shkoj edhe në stolin e rezervave. Kush do të ketë energji do të shkojë në sulm deri në fund. Kështu që nuk është as përfundimtare dhe nuk ka lidhje as me je apo s’je ministër. Të qenit ose jo ministër nuk lidhet me këtë, sepse varet se ku të kërkon partia, siç i thonë”, tha Rama. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME