Categories Lajme

Për pak ditë do të festonte ditëlindjen, arrestohet një shqiptar për vdekjen e Aldo Gjokës

Një shqiptar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin tragjik ku humbi jetën 29-vjeçari Aldo Gjoka. Ngjarja e rëndë ndodhi në Itali. I arrestuari është Rezeart Turku, 44 vjeç, që banon prej vitesh në Otranto.

Turku u arrestua për vrasje në rrugë për shkak të rrethanave rënduese ndaj tij. Mediat shkruajnë se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

44-vjeçari ishte në drejtimin e një Jaguar-i, ndërsa Gjoka po lëvizte me një motor Yamaha. 29-vjeçari nuk pati asnjë mundësi pasi ndërroi jetë menjëherë.

44-vjeçari Turku mbrohet nga avokati Nicola Di Bello dhe pritet të japë versionin e tij të ngjarjes. Por për momentin ai ndodhet në spital dhe nuk është në gjendje të shkojë në gjykatë. Turku ka pësuar fraktura në gjoks dhe brinjë.

Sa i përket viktimës Aldo Gjoka, i cili njihej nga të gjithë si Aldino, u përcoll mëngjesin e 10 Shtatorit në banesën e fundit.

Siç shkruajnë mediat shumica e të pranishmëve në funeral kanë qenë të rinj, të apasionuar pas motorëve si i riu.

Si pasojë e përplasjes që ndodhi në Torre Specchia, motori i Gjokës përfundoi pas një muri të një banese. Mjeti i tij mori flakë dhe dokumentet e tij u shkatërruan, prandaj u desh pak kohë që të verifikohej identiteti i tij.

Aldo do të festonte me 19 Shtator ditëlindjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME