Categories Lajme

Për të tretën ditë raportohen 4 raste të reja, shkon në 880 numri

Shkon në 880 numri i personave të prekur me koronavirus në vend. Për të tretën ditë me radhë raportohen 4 raste të reja në 24 orë. Dy janë në Berat dhe dy në Tiranë. Ndërkohë vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Sipas ISHP, 78% e të prekurve janë shëruar. Dr. Flutra Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.  Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me , për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera- 11578 Raste pozitive – 876 Raste të shëruara – 682 Raste Aktive – 163 Humbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë – 70Krujë – 49 Shkodër – 16 Kamëz – 12Fier – 5 Berat – 3 Elbasan – 2 Kurbin – 1 Mirditë – 1 Durrës- 1 Korçë – 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME