Categories Politike

Përafrimi me BE, Klosi: Politikat mjedisore kërkojnë 70 ndryshime ligjore

Në kuadër të çeljes së negociatave me BE, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur diskutimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi tha se politikat mjedisore kërkojnë të paktën 70 ndryshime ligjore sipas direktivave të BE.

Klosi: Edhe në këtë kuadër edhe diskutimi i sotëm është për shumë pika që kanë të bëjnë me kapitullin 27, i cili shënon të paktën 70 ndryshime ligjore, për të cilën çdo njërën prej tyre ne duhet të kemi një diskutim të hapur publik. 

Për këtë Klosi kërkoi angazhimin e grupeve të interesit për të patur një Shqipëri më të pastër dhe më pranë BE-së.

Klosi: Ftesa e ministrisë së Mjedisit është për të tre komunitetet, për akademinë dhe për trupën pedagogjike, pasi e gjejmë të udhës që ne na duhet shumë që të kemi bashkëpunim të drejtë me ju.

Ministri theksoi se janë marrë masat për reduktimin e ndotësve të mëdhenj si dhe për lehtësimin e raporteve të biznesit me administratën.

Klosi nuk la pa përmendur edhe vështirësinë e kapitullit 27 duke kërkuar edhe hapjen e diskutimeve me opinionin publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME