Categories Sport

Perandori i Romës, legjenda Francesco Totti falenderon Tiranën

Nga emocionet e triumfit të Romes në Conference League, të vlerësimet për Kumbullën dhe batutat për Mourinho-n. Legjenda e Romes, Francesco Totti falenderon Tiranën për mikpritjen dhe që sipas tij i solli fat verdhekuqve.

Kur po përgatitej skena për trofeun, dukeshe i emocionuar…

Unë, ashtu si të gjithë romanistët ishim të emocionuar. Pas shumë vitesh që nuk fitonim një trofe ndërkombëtar, për ne ishte e veçantë të ishim pjesë e atij momenti. Për këtë arsye, emocionet ishin normale.

Ndoshta pakëz xhelozi për Pelegrinin që ngriti kupën?

Për mua, fjala xhelozi nuk ekziston. Jam shumë i kënaqur për Lorencon, për Romën, për tifozët. Të gjithë do të dëshironin ta ngrinin atë kupë. Edhe unë kam ngritur disa kupa. Ishte njësoj sikur po e ngrija unë trofeun.

Këtë triumf të parë ndërkombëtar të Romës, në Itali e lidhën me Francescon. Citimi i saktë ishte 14 vjet pasi Totti ngriti trofeun e fundit, Roma fiton në Tiranë në sytë e Tottit, sepse Totti është historia e Romës.

Le të themi që Totti e ka bërë historinë e Romës, me Romën. Bëra një zgjedhje jete, që mbajta vetëm një fanellë. Për mua fitorja më e rëndësishme ishte ajo. Trofetë, fitoret dhe gjithçka tjetër vinin më pas.

Ku do ta shohim Tottin duke festuar?

Nuk e di, vetëm nëse më lini të largohem. Ka kohë për tëfestuar, pasi në Romë festa nuk zgjat vetëm një ditë.

Deri ku mund të shkojë kjo skuadër e Romës?

Skuadra duhet përmirësuar vit pas viti. Duke patur një prej trajnerëve më të mirë në botë, ke mundësi të zgjedhësh lojtarët e duhur.

Do të dëshironte Totti të luante për Mourinho, apo Mourinho të kishte në skuadër Tottin?

Është e njëjta. Janë dy gjëra të ndryshme. Dy legjenda? Ai po, unë më pak. Por kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet Jose.

Keni një skuadër me të rinj premtues, një prej tyre është Kumbulla. Sa premton Marashi?

Kumbulla është një lojtar i mirë, i cili i ka treguar vlerat. Ky futbollist mund të bëjë mirë te kjo skuadër e Romës. Jemi të lumtur që është pjesë e grupit. Edhe sepse djaloshi është shqiptar dhe cilësohet i Shqipërisë këtu.

Çfarë mund të na thoni për Shqipërinë dhe për stadiumin?

Shqipërisë i them faleminderit për mikpritjen. Tirana është një qytet që na sjell fat. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse pak i vogël. Me 10-15 mijë vende më tepër do të ishte perfekt. Ne në Romë themi që duket si “Bombonera”.A2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME