Categories Lajme

Përballë tërmetit – solidariteti qytetar, mantenutat e pushtetit dhe qeveria që nuk është!

Tirana, Durrësi e rrethinat e tyre u lëkundën prej një tërmeti, që sipas sizmologëve, ishte në kufijtë e gjashtë ballëve sipas shkallës Rihter! Panik e frikë ndër qytetarët, që menjëherë kanë braktisur shtëpitë dhe ende gjenden jashtë tyre, me shpresë se lëkundja e frikshme nuk do të përsëritet më.E ndërsa natyra me kapriçon e vet vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe  pasurinë e tyre, qeveria e Shefit të Madh ende nuk është shfaqur, as sa për të na dhënë një informacion paraprak se cilat janë pasojat dhe se çfarë masash po merren!

Nuk është qeveria, nuk është as Shefi i Madh e nuk janë as ato, mantenutat e pushtetit, ato që mezi presin të shfaqen se cilat janë, siç u shfaqën pak kohë më parë, menjëherë pasi Presidenti i Republikës artikuloi shqetësimin e një tërmeti eventual dhe kur i kërkoi qeverisë masa gatishmërie për të qenë e gatshme që t’u gjendet pranë e në ndihmë qytetarëve! Natyrisht, tërmeti as nuk mund të parashikohet dhe as mund të ndalohet. Por, pas tërmetit mund të reagohet. Dhe qeveria e ka për detyrë të reagojë.

Të reagojë menjëherë e me të gjitha kapacitetet për të evidentuar ç’ka ndodhur e për të marrë të gjitha masat në ndihmë të të dëmtuarve!Qeveria duhet të reagojë e të jetë pranë njerëzve, jo me mantenutat neverindjellëse siç bën rëndom, por me të gjitha institucionet e ti bëhet krah solidaritetit qytetar që aq natyrshëm u shfaq që në çastet e para të tërmetit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME