Categories Lajme

Përballet me Vetting/ Komandanti i Gardës probleme të shumta me pasurinë

Gramos Sako, komandanti i Gardës së Republikës, po përballet me Vetting, në një seancë ku trupa e Komisionit të Jashtëm të Vetting përbëhet nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska dhe Artur Baku.

Zyrtari i lartë i gardës duket se ka probleme me pasurinë e tij. Sipas KVJ, Gramos Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme.

Sipas të dhënave, ai nuk ka deklaruar burimin financiar të udhëtimeve jashtë vendit dhe rezulton pronar i një bar kafe me një status pasiv ndërkohë që nuk e ka deklaruar fare si biznes.

Ai ka detyrime te pashlyera ndaj tatimeve në vlerën 30 mijë lekë dhe ndaj bashkisë në vlerën 90 mijë lekë.

Gjithashtu Sako nuk ka deklaruar blerjen e një apartamenti dhe ka parregullsi në deklarimin e klinikës ku punon bashkëshortja e tij.

Komandati i Gardës ka deklaruar 1400 lekë më shumë të ardhura për klinikën e bashkëshortes, ndërsa ka punësuar mbesën e tij si juriste në gardë.

Gjithashtu KJV ka gjetur probleme në rastin e një automjeti tip Toyta që është blerë 15 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME