Categories Lajme

Përdhunuan 19-vjeçaren në Palermo, reagimi i Ermal Metës ngjall polemika: Uroj që secili prej qenve të përfundojë në burg, nën 100 ujqër

Këngëtari Ermal Meta ka ngjallur polemika me reagimin e bërë pas ngjarjes tronditëse në Palermo, ku 7 djem përdhunuan në grup një vajzë 19-vjeçare.

Përmes një mesazhi në Twitter, Meta iu drejtua agresorëve me një gjuhë të ashpër, duke u uruar të njëjtin fat në qelitë e vuajtjes së dënimit.

“Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush qentë të përfundojë nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”- shkruan Meta.

Mesazhi i ashpër është një ndër reagimet më të fundit prej këngëtarit Ermal Meta në Twitter për historinë e përdhunimit në grup të ndodhur në Palermo. Çka vjen në referencë të qartë për mesazhet e shkëmbyera nga të dyshuarit pas abuzimit, ku thuhej “ishim njëqind qen mbi një mace”.

Abuzimi i të resë daton në 7 korrikun e kaluar, ndërkaq hetimet nisën pas denoncimit të viktimës.

Guvernatori Schifani kërkoj dënim maksimal për agresorët duke theksuar se: “Përgjegjësit duhet të paguajnë. Dënimi duhet të kryhet pa zbritje. Qarku është i gatshëm të bëjë padi civile”.

Në foto: Të rinjtë që përdhunuan 19-vjeçaren në Palermo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME