Categories Lajme

Përmbytje masive në Durrës, pak minuta shi shkaktojnë kaos në qytet

Kanë mjaftuar pak minuta shi për të shkaktuar kaos në qytetin e Durrësit. Një stuhi me reshje shiu, ka bërë që rrugët në qytetin e Durrësit të bëhen të pakalueshme, si për makinat ashtu edhe këmbësorët.
Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi raporton se reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur dhjetra rrugë në qytetin e Durrësit. Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo situatë ka krijuar probleme në levizjen e këmbësorëve por edhe në qarkullimin e mjeteve motorike, një pjesë e të cilave janë fikur ne rruge.
Gjendja më e vështirë paraqitet në hyrje të qytetit te Durësit, pranë rrethrrotullimit, në shetitoren Taulantia, rrugën paralele me portin por edhe në disa lagje të tjera. Kjo situatë në Durrës përsëritet sa herë që ka reshje shiu me intesitet të lartë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME