Categories Lajme

Përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Kukës, është përfshirë nga flakët në lagje numër 5-së të qytetit veri-lindor.

Zjarri ka përfshirë një banesë e cila ndodhet në  katin e katërt të një pallati dhe sipas burimeve fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Zjarri mësohet mësohet të ketë përfshirë gjithë banesën duke rrezikuar edhe banorët e tjerë që jetojne në të njëjtin pallat.

Sipas njoftimit të policisë zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një bombul gazi e cila përdorej për t’u ngrohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datën 05.01.2019, është marrë një telefonat në sallën e Komandimit Kukës, se në Lagjen nr.5, Pallati nr.1 në katin e 4, në banesën e marrë me qera nga shtetasit A.H., ka rënë zjarr.

Menjëher në vendgjarje janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, ku u bë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardh si pasojë e ngrohjes me bombul gazi, ku fillimisht kenë marrë flakë rrobat në njërën nga dhomat e banesës.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME