Categories Lajme

Përfshihet nga flakët Urgjenca e spitalit të Durrësit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë urgjencën e spitalit të Durrësit, për shkaqe që ende nuk dihen. Situata ka shkaktuar panik, ndërkohë që stafi po përpiqet të transportojë pacientët e shtruar në urgjencë.

Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur dhe po punohet për vënien e situatës në kontroll.
Pas ngjarjes, spitali i Durrësit ka dalë me reagimin e parë, duke sqaruar se shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe se nuk ka pasur të dëmtuar. Lidhur me tymin në urgjencën e Spitalit të Durrësit, Drejtoria e këtij Spitali sqaron:

Në urgjencën e spitalit të Durrësit gjatë mesditës së sotme ka ndodhur një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar tym në ambientet e urgjencës, por fatmirësisht pa pasoja. Nuk ka asnjë të lënduar dhe 7 pacientët që po merrnin shërbim në Pavionin e Urgjencës janë transferuar në ambiente të tjera. Situata aktualisht është e qetë dhe është kryer ventilimi i ambienteve të spitalit, për të vijuar punën normalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME