Categories Kuriozitete

Përfundoi gjuetia 10 vjeçare, gjendet thesari 1 milionë dollarë i fshehur në male

Ëndrra e plot 350,000 njerëzve që u vunë në kërkim të thesarit prej 1 milion dollarë për 10 vite me radhë ka përfunduar. Mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante.

Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur. Një arkë me ar dhe bizhuteri me vlerë 1 milion dollarë është gjetur pas 10 vitesh, nga një eksplorues që preferoi të mbetej anonim.

Koleksionuesi i artit, 89-vjeçari Forrest Fenn që krijoi gjuetinë e këtij thesari 10 vite më parë, njoftoi se thesari është gjetur nga një person që nuk ka preferuar të identifikohet. 89-vjeçari që fshehu thesarin përfshiu të dhëna për vendndodhjen e tij në një poezi të vitit 2010 “The Thrill of Chase”.

Sipas tij, fshehja e thesarit ishte një mënyrë për t’i nxitur njerëzit të eksplorojnë natyrën. 350,000 njerëz nga e gjithë bota u vunë në kërkim të tij. Shumë u larguan nga puna dhe shfrytëzuan kursimet e tyre dhe të paktën katër prej tyre kanë vdekur në përpjekje për të gjetur thesarin e fshehur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 19 Maj 2024

Dashi Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Maj 2024

Dashi Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 Maj 2024

Dashi Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e hënë 13 maj 2024

Dashi Ky është momenti më i mirë për të shfaqur të gjithë talentin tuaj dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 12 Maj 2024

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME