Categories Lajme

Përfundojnë pas 3 orësh bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Pas më shumë se tre orësh, përfundoi raundi i parë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Bjellorusi.

Kjo u njoftua nga agjencia Interfax, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Mediat ruse shkruajnë se delegacioni ukrainas ka kërkuar nga Rusia tërheqjen e trupave të saj. Nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje dhe çfarë hapi do të merret në orët në vazhdim.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e së enjtes së kaluar, ndërsa ky veprim është dënuar nga SHBA dhe vendet e BE, të cilët kanë vendosur një sërë sanksionesh të forta.

Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie. Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama ndan pamjet nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit: Po merr formë plazhi i ri!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

KQZ u jep 72 orë subjekteve për heqjen e materialeve të palejuara propagandistike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpalli sot vendimet për shqyrtimet administrative të denoncimeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e ushqimeve rrisin inflacionin gjatë marsit, ‘boom’ te bulmeti e zarzavatet

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritje në muajin Mars 2025 me ritme të larta se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensioni i lartë/ Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romë \ Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari

Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa…

LEXO ME SHUME