Categories Fashion

Versace ‘shpërthen’ në ngjyra në Javën e Modës në Milano

Shtëpia italiane e modës Versace ofroi pantallona të gjera dhe fustane të ngushta në shfaqjen e saj ne Javën e Modës në Milano, duke paraqitur një koleksion Vjeshtë-Dimër që luante me kontrastet.

Stilistja Donatella Versace e hapi shfaqjen me pantallona të zeza, përpara se të prezantonte fustanet prej sateni në ngjyrë vjollcë, rozë dhe nude. Modelet kanë parakaluar me pantallona të gjera me shirita si dhe pantallona lateksi. Kishte gjithashtu një sërë minifundesh, bluza me printime etj.

“Ky koleksion është ndërtuar mbi kontrast dhe tension – si një brez elastik i tërhequr fort dhe gati për t’u rikthyer me një grumbullim energjie“, tha Donatella Versace për linjën. “Kjo ndjenjë është thjesht e papërmbajtshme për mua. Ajo hap mundësi të reja dhe i bën gjërat të ndodhin”.

Java e Modës në Milano, me koleksionet Vjeshtë-Dimër 2022 mbyll siparin këtë të hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Fashion

Me te gjata dhe elegante/ Keto jane 5 veshjet qe do ju bejne te mos i tregoni kilet e teperta qe keni

Femrat e shkurtra zakonisht ankohen dhe duan të jenë më të gjata. Nuk është se…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Trendi i palltove për 2022-in/ Ja ngjyra që nuk duhet të mungojë nga gardëroba juaj

Palltot me mëngë të gjata, rrip në bel dhe voluminoze është trendi i fundit për…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me palltot që nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj këtë vjeshtë (Foto)

Ndonëse jemi në fund të verës, pasarelat e modës dhe blogeret prej kohësh na paraqesin…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Njihuni me aksesorët më trendi për verën e 2021

Moda është vazhdimisht në avancim dhe nuk njeh të  ndalur. Ritmet e modës janë aq…

LEXO ME SHUME
Categories Fashion

Tre kombinimet e verës, nuk duhet të mungojnë nga gardëroba juaj, provojini!

Sezoni i verës po afron bashkë me trendet në veshje dhe stilim. Stilistët dhe blogeret…

LEXO ME SHUME