Categories Lajme

Përfundon takimi i kryeministrit me naftëtarët, Dautaj: 870 naftëtarë do të marrin 400 mijë lekë për 12 muaj!

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se kanë arritur dakordësinë që të marrin 400 mijë lekë të vjetra për një periudhë 12 mujore si dhe sigurimet shoqëroe. Dautaj tha se nga kjo pagë do të përfitojnë 870 naftëtarë, duke shtuar se do të përfitojnë të gjithë naftëtarët të cilët kanë qenë në listën e borderosë nga dhjetori i vitit 2019.

“Kemi arritur dakordësinë që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh prej një periudhë 12 mujore si dhe sigurimeve të pagave që do të marrim. Me zgjidhjen e dytë jemi të kënaqur, por me detyrimet e prapambetur që kemi në kohë, duhet të ndiqet rruga ligjore. Në kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona pagat të merren dy dhe nga dy. U hodh ideja që po punohet me kompaninë, ne jemi skeptik deri në ardhjen e kompanisë.

Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870 naftëtarë. Të gjithë naftëtarët që kanë qenë në listën borderosë nga dhjetori të vitit 2019 do të përfitojnë të gjithë.”- tha Dautaj.

Ky takim është i dyti brenda një jave, ku në takimin e parë naftëtarët pranuan të marrin vetëm një pagë nga ana e qeverisë dhe të vijojnë betejën ligjore me kompaninë për pagat e prapambetura.

Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë ka akorduar 560 milionë lekë për naftëtarët. Kujtojmë se pjesë e përfaqësisë që u ritakua me kryeministrin, janë disa prej grave greviste, punonjës  të Rafinerisë, si dhe kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj. Prej kohësh përmes disa protestave dhe grevës së urisë naftëtarët kërkojnë zgjidhje për marrjen e pagave të prapambetura, si dhe rikthimin e tyre në punë me kontrata individuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME