Categories Politike

Përfundon takimi i Kurtit në Presidencë, zbulohet çfarë i kërkoi Vjosa Osmanit

Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit në Kosovë Vjosa Osmani, me të cilën kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen atje.

“Si kryetar i LVV-së, iu përgjigja pozitivisht ftesës së u.d të presidentit Vjosa Osmani për një këshillim paraprak lidhur me zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat janë përveç se të domosdoshme edhe të pashmangshme pas njoftimit për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai. “Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme.

Na duhen të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vjen ai aktgjykim si palë që jemi në këtë çështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt”, shton Kurti.

“Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete, kemi shprehur interesim tonë që në harkun kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme data, sa më afërt e diela e zgjedhjeve të ardhshme që varet nga dita kur neve na vjen aktgjykimi”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME