Categories Lajme

Përgjaket nga të shtënat me armë ceremonia mortore në Londër, plagosen 3 gra dhe një vajzë 7-vjeçare

Një ceremoni mortore është kthyer në një ‘arenë lufte’ në Londër. Mediat britanike raportojnë për të shtëna armësh në kohën që në një zonë në veri të Londrës po zhvillohej një ceremoni mortore.

Për pasojë, tre gra dhe një vajzë shtatëvjeçare u plagosën. Policia Metropolitane bën me dije se të katërta ishin në ambientet e jashtme të kishës St Aloysius në rrugën Phoenix përballë stacionit të trenit Euston rreth orës 14:00, kur u qëlluan.

Sipas The Guardian,  të treja gratë, të moshave 48, 54 dhe 41 vjeçe u dërguan në spital ku po marrin ndihmën e nevjshme mjekësore, ndërsa 7-vjeçarja është në terapi intensive. Nuk dihen ende identietet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në zonën ku ndodhi ngjarja, ka prani të shumtë policore ndërkohë që ende nuk dihen shkqet e një sulmi të tillë. Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME