Categories Lajme

PËRGJIMET- Momenti kur trafikantët kapen në doganë, ‘Pjeshka’-policit: M** kam në pako

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i koduar “Nga bregu në breg”. Në shumicën e episodeve të zbardhura nga bisedat mes anëtarëve të grupit, bie në sy fakti se droga quhet vezë, dhe se trafikantët përdorin këtë term mes njëri-tjetrit kur flasin për oraret e kalimit, sasinë apo vendin ku është fshehur.

I tillë është ky episod i zbardhur nga biseda mes Artur Sulajt dhe Besnik Ruçit.

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë, çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako?

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!

Polici 1: Ulu poshtë, ulu!

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Ditën e djeshme u ndaluan 20 persona që ishin pjesë e këtij grupi kriminal. Një tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME