Categories Lajme

Përgjimet zbuluan anëtarët e grupit , ja si ranë në “grackë”(Video)

Burime zyrtarë njoftuan dje se në kuadër të operacioni “Përsëritësit”, është bërë arrestimi i dy shtetasve të dyshuar si pjesë e një grupi kr.iminal dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas Policisë, këta persona, edhe më herët, kanë përfituar të ardhura më anë të ka.nosjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për dokumentimin e këtij rasti, por edhe të të tjerëve.

“Operacioni është zhvilluar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vihen në pranga dy pjesëtarë të një grupi të strukturuar kri.minal si dhe shpallet në kërkim një tjetër”, njoftoi dje Policia.

Rreth një muaj ka zgjatur hetimi i Prokurorisë dhe Policisë për të dokumentuar veprimtarinë kr.iminale të këtyre shtetasve.

Sipas Policisë, ata janë përgjuar dhe vëzhguar në ambient nga hetuesit, ndërsa një prej të prangosurve është me precedent penal në fushën e gjobëvënies.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kr.iminale, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.ime të Rënda Tiranë pas një pune të mirorganizuar disajavore, duke përdorur dhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin ‘Përsëritësit’ si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.G.,.30 vjeç, banues në Tirane, me precedent penal në fushën e gjobëvënies dhe I.B., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një 35 vjeçari, me banim në Tiranë”, shkruhej në njoftim.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kri.minal në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kan.osjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME