Categories Lajme

Presidenti Meta: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar?

Presidenti Ilir Meta mendon ende për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, ndonëse ka nisur pushime. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka disa pyetje për personat që bëjnë si të paanshëm rreth krizës: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar?

Postimin kreu i shtetit  e ka shoqëruar me një video ku duket duke përshkuar ujin e ftohtë në Prevallë, të cilin e konsideron si terapi. Nuk dihet kujt i adresohet ky mesazh politik, por këtë herë Meta nuk i drejtohet kryeministrit Rama.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruajti Meta në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME