Categories Lajme

Përgjysmohen rastet e reja me Covid-19, 486 raste dhe tre humbje jete në 24 orë

Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 486 raste të reja dhe 3 humbje jete.

Njoftimi COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,532 testime, 486 raste të reja, 3 humbje jete dhe 207 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (30 Gusht 2021) Raste të reja ditore 486 Të shëruar në 24 orë 207 Të shtruar në spitale 97 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4,532 Testime totale 1,040,124 Raste pozitive 145,333 Raste të shëruara 133,332 Raste Aktive 9506 Humbje jete 2,495 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3399 Shkodër 1625 Vlorë 897 Durrës 742 Fier 709 Lezhë 528 Elbasan 472 Berat 330 Gjirokastër 261 Korçë 237 Kukës 165 Dibër 141

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME