Categories Lajme

Përjashtimi i Berishës, deputeti i PD: Na kanë thirrur në Ambasadën Amerikane

Disa prej deputetëve të PD janë thirrur në ambasadën e SHBA në Tiranë, ku janë pyetur për aktualitetin politik në vend por edhe për çështjen e liderit historik të PD Sali Berisha i përjashtuar nga partia dhe i shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në emisionin “Open”, i cili e pohoi  se ka qenë një prej të thirrurve. Sipas tij, ambasada kishte mundësi të bënte një sondazh për të mësuar se çfarë mendonin deputetët dhe qëndrimeve që kanë rreth situatës në vendin tonë.

“Po kam qenë i ftuar në ambasada. Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Nuk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por kanë dashur të dinë këndvështrimin e anëtarëve të rinj, të grupit parlamentar, të të rinjve, unë si drejtues i forumit rinor si gjykoj ndër të tjera dhe për këtë çështje (të Berishës) dhe si e gjykoj aktualitetin politik.

Sigurisht nuk i lëviz presjen se qëndrimi im ka qenë i prerë. Është diskutuar mbi aktualitetin, mbi situatën, mbi një grup të caktuar deputetësh është kërkuar të merret një opinion dhe është patur mundësi të bëhet dhe një farë “poll” se çfarë mendojnë njerëzit brenda kësaj force politike”, tha Këlliçi. Praninë e një grupi deputetësh të PD në ambasadën amerikane e konfirmoi edhe Gazment Bardhi disa ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME