Categories Lajme

Përjetime tra.gjike rrëfehen sot, ia thanë vetëm Ramës, flet i shpëtuari nga zjarrfikësi vlonjat, Luan Kapaj

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjet e personave që humbën jetën në tërmetin tr.agjik të 26 nëntorit. Ai u ndal gjithashtu edhe te familja e Fatmir Gjanës në Durrës, ku i ngushëlloi për humbjen e gruas së shtëpisë, Xhuljeta Gjanës, 60 vjeçe. Fatmir Gjana qëndroi plot 24 orë nën rrënoja, por fati e deshi që të dilte i gjallë prej aty, ndërsa bashkëshortja e tij nuk ia doli dot. Ai tregoi se si arriti të nxirrej prej aty i gjallë, ku heroi i tij ishte zjarrfikësi vlonjat, Luan Kapaj, si dhe bisedën që zhvilloi me këtë të fundit, teksa ishte i rrethuar nga rrënojat.

Pjesë nga diskutimet mes Ramës dhe Fatmir Gjanës: Rama: Ky është një hall që nuk zgjidhet, ta merr Zoti, nuk ke çfarë të bësh, por çarjen e hallit e kemi jo vetëm detyrë, por edhe lehtësim. Fatmir Gjana: Na e lehtësuat, ajo ishte një fatkeqësi natyrore, unë mbijetova, ajo iku.

Rama: Kur është bërë ndërtesa?

Familjarja: Më 1989

Fatmir Gjana: Një falënderim të madh për atë që më nxori, ishte e jashtëzakonshme, e kam marrë në telefon. Rama: Luani la pa fjalë edhe të huajt. Unë e ndoqa vetë një operacion te “Palma”, o Zot çfarë ankthi ishte ajo punë, u futën ata, u futën, por një lëvizje e gabuar … Ishte një hapësirë e vogël, futeshin trupat. Për fat të mirë ai djali kishte një zgavër aty. Të gjithë përflisnin Luanin. Ata të huajt thonin “s’ka”. Ai e kapërceu shkencën, edhe italiani më tha “atë që bëri ai, është jashtë çdo lloji teknik. Aty ishte bast”.

Gjana: I thashë ‘kujdes veten, se unë jam këtu’. Arriti të më hap një vrimë për ajër, unë s’e dija, por e kisha gjithë pallatin sipër meje. Isha i shtrirë, vetëm duart lëvizja dhe pak hapësirë për ajër. Kur erdhi aty i thashë “më hap vetëm një vrimë”. Nuk e di me çfarë e hapte, me thonj. Pastaj më tha “e sheh dritën?”. Unë i thashë “mos gërmo më”. Pastaj i thashë “do më nxjerrësh dot apo jo”. Nuk po fliste, ra tërmeti tjetër, ikën, mendova se nuk do të vinin më. Pastaj erdhi sërish, më kërkoi të rrotulloja pak kokën, por e kisha të pamundur. Më vonë, më liroi pak dhe më tha “më jep dorën, qenke me fat”. Ia dhashë dorën, më tërhoqi zvarrë dhe më nxori.

Rama: Mora Tanin unë, më tha “më lërë rehat, kemi njërin që po na ikën, nuk na dëgjon”. Gjana: Ne ishim në krevat kur ra tërmeti, sa u ngrita unë, arrita deri te dera e dhomës dhe e pashë veten që mezi merrja frymë. Kurse gruaja ime u nis drejt e te dera e jashtme, aty pastaj mbaroi çdo gjë. Unë nuk dija asgjë, kur dola pyeta Luanin, por më tha që është nxjerrë një grua. Mua më kapi m’u te kuadrati i derës, kurse ajo doli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME