Categories Lajme

Përkeqësimi i motit/ Trageti Durrës-Bari niset me vonesë, pezullohet përpunimi i dy anijeve tregtare

Përkeqësimi i motit në vend ka prekur edhe portin e Durrësit, që përmes një informacioni theksoi se situata e krijuar gjatë orëve të fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona. Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar. Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq. Ndërkohë, anija konteinerike ‘’X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë. Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual, Shërbimi i Rimorqimit, Shërbimi i Pilotimit, Shërbimi Ormexhimit, në gatishmëri të plotë, në funksion të hyrje-dalje të anijeve dhe trageteve dhe në kohe të keqe, 24/24 porti i hapur. Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përkeqësim të kushteve të motit për periudhën kohore 20-23 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME