Categories Lajme

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tij, ndërpritet seanca për caktimin e parabùrgimit të Dardan Krivaqës

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

I njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K., më 22 Gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M.O., me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dardan Krivaqa është arrestuar dje si i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O.  I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Ndryshe, 18-vjeçarja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës. V iktima ishte dërguar aty nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj kishin ikur nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME