Categories Lajme

Përl.eshja në Porto Palermo, a.rrestohet kushëriri i Kokëdhimës, kush i rr.ahu turistët spanjollë. Ja pamjet

M.K është pronari i subjektit turistik  në Qeparo ku ditën e djeshme u sulmuan 5 turistë spanjolle pasi ishin larguar pa konsumuar ushqimin e porositur, me arsyen se u vonua. Pronari i ka ndjekur nga pas, duke i sulmuar me armë të ftohta me gur e duke dëmtuar kështu fugonin e tyre, xhamin e përparme të makinës. Ata kanë thyer xhamin e furgonit i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Mjeti ka njoftuar policinë dhe ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH i cili ka dhënë ndihmën e parë.

Ndërkaq që pas ngjarjes së rendë, pritet që shkojë në Sarandë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Njoftimi i policisë: Në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, arrestohet në flagrancë shtetasi:

M.K., 51 vjeç, banues në Sarandë. Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi: Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME