Categories Lajme

Përmbyset makina në aksin Vlorë-Fier, humb jetën e reja, vajza tjetër në gjendje të rëndë, detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan, ku bëhet me dije se ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar. Burime bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është një shtetase 25-vjeçare, ndërkohë që ka mbetur e plagosur një 22-vjeç.

Trupi i v iktimës është gjetur  shumë metra larg nga vëndi i ngjarjes nga automjetit çka dëshmon dhe fuqinë e goditjes së dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kripa” dhe siç shihet dhe nga pamjet përplasja midis dy mjeteve ka qenë shumë e fortë ku njëri prej tyre është batuar në anë të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe  policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME