Një aksident tjetër rrugor është shënuar në Sofratikë përgjatë aksit Gjirokastër -Kakavijë. Makina e drejtuar prej të riut nga Nepravishta, Klinton Beqari është përmbysur dhe shkak për këtë është bërë ndërprerja e rrugës nga një dhelpër.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton se ky moment ka kaluar fatmirësisht pa pasoja në njerëz, por dëmtime ka pësuar vetëm makina e përmbysur teksa po lëvizte në aksin e mësipërm.
