Categories Lajme

Përmbytje në Obot, 5-vjeçarja e sëmurë transportohet për në spital me varkë

Një vajzë 5-vjeçare nga zonat e përmbytura në Shkodër është transportuar me urgjencë drejt spitalit. E mitura ka shfaqur shenja të helmimit dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Është bërë i mundur transportimi i vajzës me varkë deri në vendin ku po priste ekipi mjekësor pasi hyrja në fshat e ambulancës ishte e pamundur nga niveli i lartë i ujit.

Fshatrat rreth Shkodrës gjenden nën pushtetin e ujit nga shirat e rënë ditët e fundit, banorët kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë që situata të vihet nën kontroll.

Ndër personat që ka kërkuar ndihmë është edhe mjeku i fshatit Obot, ku është shprehur se po punon në kushte ekstreme për tu ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME