Categories Teknologji

Përmes dronëve në SHBA, Amazon siguron leje për dërgesa

Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit. Certifikimi e dërgon kompaninë më afër qëllimit “të shërbimit autonom përmes dronëve, të cilët një ditë do të bartin dërgesat te konsumatorët tanë në gjithë botën”, ka thënë David Carbon, zëvendës-president i Prime Air, që funksionon në kuadër të kompanisë Amazon.

Carbon ka thënë se qëllimi i kompanisë në të ardhmen është që të jetë në gjendje të ofrojë dërgesa në afat prej 30 minutave. Amazon ka thënë se ky miratim është “hap i rëndësishëm”, mirëpo ka shtuar se ende duhet në fazën e testimit të dronëve. Gjiganti tjetër për dërgesa, UPS, në fund të vitit të kaluar ka siguruar miratimin e rregullatorit amerikan për të nisur shërbimin ajror përmes dronëve, dhe tani synon të zgjerojë operacionet edhe në sektorin e shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Një numër kompanish, sikurse kompania simotër e gjigantit Google, Alpabet, janë duke punuar në shërbimin e dërgesave përmes dronëve. Amazon nuk ka thënë ende se kur pret të përdorë dronët për dërgesa te konsumatorët. Në dhjetor të vitit 2013, shefi dhe themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, pati thënë në një intervistë televizive se dronët do të shkojnë nëpër shtëpitë e konsumatorëve brenda pesë vjetëve./rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME