Categories Lajme

Përmet, zgjerohet rrethi i personave të përshirë, kryeplaku në pranga

Zgjerohet rrethi i personave të përfshirë në çështjen e kultivimit të kanabisit në Përmet. Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga kryeplaku i Frashërit në Permet Klodjan Mustafa, 43 vjeç. Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, për detyrim paraqitje inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit, Dhimitër Shyti, dhe Maltin Dalilaj.

Ndërkaq po me detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet, Joan Allamani. Të gjitha këto veprime ndaj uniformave blu, janë ndërmarrë pas sinjalizimeve nga SHÇBA Vlorë, dhe lidhen me një parcelë kanabisi që është zbuluar në këtë zonë përgjatë muajit shtator. Kjo është shoqëruar po dje me pezullimin nga detyra deri në sqarimin e rrethanave të shefit të Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza, ndërsa mbahet në arrest shtëpie ish shefi i krimeve të Komisariatit të Permetit, Shpëtim Makashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME