Categories Lajme

Përmirësohemi në indeksin e dijes, por jemi sërish ndër 3 vendet e fundit e fundit në Europë

Indeksi global i dijes, i sapo publikuar, e rendit Shqipërinë në vendin e 67-të në botë ndër 137 vende të ndryshme të botës.

Ky edicion shënon një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me edicionin e kaluar të indeksit, pasi në raportin e kaluar renditeshim në  vendin e 78-të në botë. Indeksi global i dijes publikohet nga nga programi për zhvillim i kombeve të bashkuara (PNUD), UNESCO dhe një fondacion privat.

Krahasuar me vendet e tjera të kontinentit të vjetër, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Turqia rezultojnë më keq në renditje se ne.

Ky është edicioni i dytë i publikimit. Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e 6 kritereve kyçe, të cilat më pas zbërthehen në rreth 150 nën-indikatorë të tjerë.

Gjashtë fushat kryesore janë: arsimi para-universitar, arsimi i lartë, kërkimi dhe zhvillimi, trajnimi dhe arsimi teknik, informacioni dhe teknologjia e telekomunikimit si dhe ekonomia.

Në indeks përfshihet dhe një indikator i 7-të, ambienti i përgjithshëm, që  e rendit vendin tonë të 53-tin në botë.

Performancën më të mirë, ndër indikatorët kyç, Shqipëria e regjistron në atë të trajnimit dhe arsimit teknik, ku renditet e 52-ta në botë, dhe performancën më të dobët në drejtim të arsimit të lartë, ku renditet vetëm e 83-ta në botë.

Në drejtim të arsimit para-universitar, trajnimit dhe arsimit teknik, si dhe në atë të ambientit të përgjithshëm, Shqipëria performon mbi mesataren globale.

Në indeksin e përgjithshëm të dijes, vendi ynë grumbullon 46 pikë pikë, nga 46.5 që është mesatarja globale.

Në indikatorin që i referohet ekonomisë ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 73-të në botë. Në nivel global, në vend të parë renditet Zvicra, ndërkohë që në vend të fundit të tabelës gjejmë Çadin. /Scan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME