Categories Bota

Protestat në Hong Kong, 12-vjeçari del para gjykatës

Një 12-vjeçar është dënuar në lidhje me protestat antiqeveritare të Hong Kong. Fëmija, i cili nuk është identifikuar, u arrestua kur shkoi në shkollë pas demonstratave në tetor. Ai pranoi se kreu vepra penale duke bërë shkrime me spray në muret e një stacioni policor dhe në një stacion metroje. Dënimi për 12-vjeçarin do jepet muajin tjetër. Janë arrestuar më shumë se 5000 persona që nga fillimi i protestave në qershor.Një numër i tyre ishin midis moshës 12 dhe 15 vjeç, megjithëse kjo është hera e parë që një prej tyre dënohet.

Prokurorët thanë se fëmija shkroi parulla të tilla si “policë të mallkuar mashtrues” dhe “asgjësim hyjnor, Hong Kongu i lirë” në muret e Stacionit Policor Mong Kok dhe stacionit të Prince Edward MTR më 3 tetor. Oficerët më pas ndoqën djalin në shtëpi dhe pritën jashtë gjithë natën. Kur fëmija u nis për në shkollë mëngjesin e së nesërmes, oficerët kryen një kontroll në banesë ku ju gjet boja e zezë.

Avokatja e djalit, Jacqueline Lam, tha për gjykatësit se ai ishte mbajtur në stacion policor pas arrestimit të tij, një “mësim i rëndësishëm” për të. “Unë i kërkoj gjykatës që t’i japë një shans,”-tha ajo. “Në fund të fundit, ai është vetëm 12 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME