Categories Lajme

Përmirësohet gjendja e Denisës dhe Nervidës, kërkojnë me ‘ngulm’ motrën dhe shoqen e ndjerë

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy vajzat e mbijetuara të aksidentit tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit, ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime për Faxweb brenda spitalit të Traumës  bëjnë me dije se dy vajzat ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Tashmë ato mundet të komunikojnë me familjarët e tyre, të cilët nuk u kanë treguar ende për ndarjen nga jeta së dy vajzave të tjera që ndodheshin në makinë.

Nervida Garunja nuk e di që ka humbur të motrën gjatë përplasjes fatale, Lusindën, e cila u shua në ditën e saj të lindjes. Gjithashtu, as Nervida dhe as Denisa nuk dinë se shoqja e tyre Xheneta Qallia nuk jeton më.

Mjekët kanë rekomanduar që të pritet deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre, dhe më pas lajmi i trishtë do i komunikohet atyre edhe me praninë e një psikologu.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Ky i fundit rezultoi i dehur në testin e alkoolit dhe u arrestua nga uniformat blu. (F.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME