Situata nga koronavirusi në Itali duket se dita-ditës vjen duke u përmirësuar! Autoritetet përkatëse kanë bërë me dije se numri i të shëruarve në vend vijon të rritet me hapa të shpejtë ndërsa në terapi intensive janë vetëm 2,267 pacientë rreth 2% e rasteve aktive.
Italia ka regjistruar 2,646 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke konfirmuar kështu trendin zbritës të pandemisë.
Numri i viktimave u rrit me 464 persona, duke e çuar totalin në 25,549. Në shtetin fqinj janë regjistruar gjithsej 189,973 raste me koronavirus prej të cilave 106,848 janë aktive ndërsa 57,576 janë shëruar.