Një 48-vjeçar me iniciale E.K. banues në Dibër është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 53-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekja”. Njoftimi i policisë: Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase,arrestohet në flagrancë nga policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K., 48 vjeç, banues në Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekja.
Categories
Lajme
Përndiqte një grua, kapet 48 vjeçari dibran
