Categories Lajme

Ministria e Shëndetësisë apel nxënësve: Mos dilni nga klasa, qëndroni ulur në bankë dhe mbani maskë

Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit që po bëhen gati për vitin e ri shkollor për masat që duhet të kenë parasysh për parandalimin e koronavirusit. Ajo i kërkon nxënësve që me nisjen e mësimit të qëndrojnë në klasë duke ruajtur distancën, të ulur në bankën e tyre dhe të mbajnë maskën sipas rekomandimeve. Ministria e Shëndetësisë thekson se nxënësit duhet të kufizojnë daljen nga klasa për arsye të panevojshme përveçse kur duhet të përdorin tualetin apo të largohen nga shkolla.

“Mësues, nxënës, prindër, mos e ulni vigjilencën asnjë moment në zbatimin e masave ndaj Covid-19. Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse. Parandaloni përhapjen e COVID-19 në shkollë” Rregullat e rekomanduara nga MSH: -Gjatë qëndrimit në klasë, respektoni distancën fizike prej 1.5 m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë -Qëndroni ulur në bankën tuaj -Mbani maskën sipas rekomandimeve -Kufizoni daljet nga klasa për arsye të panevojshme-përveçse kur duhet të përdorni tualetin apo të largoheni nga shkolla -Dezinfektoni shpesh duart me solucione me bazë alkooli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME