Categories Lajme

Kapen gjashtë persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona gjatë orëve të fundit. Sipas bluve dy prej tyre ishin shpallur më herët në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një 48-vjeçar, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie sēksuale me dhūnë me kolegen e punës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.R., 31 vjeç, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie sēksuale me dhūnë me kolegen e punës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -A.G., 39 vjeç dhe F.B., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë ndalimin e shtetasit R.L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhūnimi i banesës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME