Categories Lajme

Meta flet për Luftën e Vlorës: Të nderojmë figurat tona kombëtare

Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën përshëndetëse në Konferencën Shkencore me temën “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”. Meta citoi një thënie të Ismail Qemalit, “Një komb që fle, vdes”, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë figurat kombëtare, edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të kenë dritë-hije të vogla. “Heronjtë kanë frymëzuar arritje të mëdha për krahina të caktuara, për shtetin, për kombin. Më 1920, të gjithë u bashkuan në Vlorë për të çliruar Vlorën e Shqipërinë.

Ata heronj, pavarësisht se pas luftës ndoshta ndokush ka parë jetën e tij, është përfshirë në vendim-marrje etj. Mes Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës, kemi një akt të rëndësishëm për shtetin. Kemi veprimin e Avni Rustemit. Ne e dimë se Esat Pasha tradhtoi interesat e kombit. Ky akt madhor krijoi entuziazëm. U krijua urrejtje ndaj tradhtarëve.

Më 1920 kemi dy figura të rëndësishme si Ahmet Zogu dhe Avn Rustemi. Mund të themi se janë figura të rëndësishme, që kanë dhënë kontribut, por në disa momente ndoshta nuk kanë parë interesin e përgjithshëm, por në tërësi kanë dashur demokracinë e kanë luftuar për të. Të ngremë lart figurat që kanë dhënë kontTë ngremë lart figurat që kanë dhënë kontribut të çmuar. Do e mbyll me Dritëro Agollin. Ai thotë se kënga e ka shpëtuar kombin tonë, sepse përmes këngës janë transmetuar ngjarjet më të mëdha. Poezitë e Vlorës shkëlqejnë sepse shkëlqeu kjo luftë. Të lartësojmë figurat historike. Një komb që fle, vdes”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME