Categories Lajme

Meta: Koha që nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme, të pastrohet gjithçka në vendin tonë!

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot “ ka ardhur koha që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike dhe legjitime.” Presidenti foli nga Vlora, pasi mori pjesë në konferencën historike kushtuar Luftës së Vlorës së 1920-ës. Ai iu përgjigj interesit të gazetarëve se si e kishte lexuar, mesazhin e Ambasadores amerikane Yuri Kim për partitë dhe figurat e pastra në politikë. Meta tha hapur: “Mendoj se ka ardhur koha që nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike dhe legjitime. Vetëm zgjedhjet e ligjshme dhe të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë apo të korruptuar apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionin e shtetit ligjor në mënyrë të plotë dhe europiane.” Meta tha në krye të fjalës së tij se ishte i kënaqur që ndodhej në Vlorë për të nderuar luftën kombëtare të Vlorës të 1920-ës dhe falenderoi historianët dhe institucionet e angazhuara për mbajtjen e konferencës shkencore që hidhte dritë mbi shumë ngjarje e mbi shumë të vërteta “që e bëjnë më të madhërishme këtë luftë”, siç u shpreh.

“Lufta e Vlorës, – theksoi Presidenti, – është mesazhi më i rëndësishëm për të gjithë se përmes bashkimit rreth interesit së përbashkët kombëtar mund të krijohet një fuqi që sjell vetëm sukses për kombin shtetin e të  gjithë.Tani të kalojmë nga Lufta e Vlorës tek KQZ-së…_ vërejti Meta, pasi gazetarët e pyetën për riformatimin e këtij institucioni. “Këto të KQZ-së më duken gjëra shumë më të vogla, – tha kreu i shtetit. – Nëse ka vullnet, të gjitha çështjet janë të zgjidhura, të zgjidhshme shumë thjesht.

Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe për zgjedhje demokratike, nuk shikoj asnjë arsye pse të mos zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 Qershorit, nuk shikoj asnjë problem. Këto të gjitha pastaj janë detaje. Nëse nuk ka vullnet për këtë çështje, pastaj për këto le të flasim ditë tjetër. Lidhur me ditën e zgjedhjeve, nuk mund të them asgjë sepse më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave kryesore politike dhe  pastaj do të flasim me siguri. Unë kam kërkuar takim me përfaqësuesit e të gjitha forcave parlamentare, përfshirë kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe më pas të gjithë janë të mirëpritur”, vuri në dukje Presidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME