Categories Lajme

Përndiqte prej gjashtë muajsh dhe goditi me grushte një 34-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari pasi ka përndjekur dhe ka dhunuar një 34-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në Tiranë, ndërsa përndjekja ndaj të resë ka vijuar prej 6 muajsh. 27-vjeçari me iniciale A.T, ka goditur me grushta në kokë 34-vjeçaren duke i shkaktuar lëndime ndërsa autori pas kësaj ngjarje është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu nga specialistet e qarkullimit rrugor është bërë i mundur edhe ndalimi i 3 personave, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit, të tilla si “drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, dhe në gjendje të dehur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME