Categories Lajme

Përndoqi 32-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se për rreth një muaj përndoqi një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet F. H.

“Përndoqi për rreth 1 muaj, një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 26-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për përndjekje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pasi një 32-vjeçareje, e shoqëruar nga një gazetare e emisionit “Piranjat”, kallëzoi se përndiqej në rrjete sociale, kanë organizuar punën për të arrestuar autorin.

Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur një shtetase 32 vjeçe, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”-tha policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME