Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras. Dy makina janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona, nga të cilët dy janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.
Njëri nga dy të lënduarit që u dërguan në Tiranë është në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
