Categories Lajme

Përplasen dy makina, plagoset çifti i të rinjve dhe një person tjetër!

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë.

Raportohet se të përfshirë në aksident janë dy mjete, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosurit dhe janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Personat e plagosur janë një çift të fejuarish që udhëtonin me një mjet tip Benz dhe një burrë me një mjet tip Golf. Ky i fundit ka dëmtime me thyerje, ndërsa çifti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thotë policia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME