Categories Lajme

Përplasi për vdekje 39 vjeçarin dhe u largua, Policia gjen shoferin dhe e arreston (EMRI)

Ilia Vreto, shoferi i mjetit që përplasi këmbësorin mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. 49 vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, për të humbur gjurmët.

Këmbësori Olger Zhuri, 39 vjeç, ka marrë plagë të rënda nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë”, njofton Policia e Korçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME