Dy burra vdiqën pas përplasjes së dy automjeteve që ndodhën përgjatë një kryqëzimit automobilistik Ascoli-Porto d’Ascoli (Ascoli Mare), duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të qarkullimin e automjeteve.
Një prej drejtuesve të automjeteve që gjeti vdekjen ishte një 48 vjeçar shqiptar me banim në San Benedetto del Tronto, i cili sipas “Ansa” ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është në 39-vjeçar nga Castignano, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Ende nuk dihet saktësisht shkaku i aksidentit, por autostrada ishte e hapur vetëm në njërën korsi për shkak të rikonstruksionit të korsisë tjetër. Në zonë po binte gjithashtu shi.



