Categories Lajme

Përplasja e gazetarit me avokatin e familjes Çapja

Mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha është përplasur me avokatin Aldo Shkëmbi, përfaqësues ligjor i familjes Çapja.

Shkak për këtë është bërë një video që Hoxha shfaqi në emision.

Blendi Fevziu: Aldo Shkëmbi, përfaqësues ligjor i familjes Çapja shkruan: Zoti Blendi, video që po tregon zoti Hoxha është hetuar dhe stërhetuar nga Krimet e Rënda. Zotëria është duke manipuluar opinionin publik. Ajo video është pasojë e masakrës së 3 Shkurtit që i ndodhi familjes Çapja. Oficerët në makinë kanë qenë të armatosur dhe pa asnjë shenjë dalluese që ishin të Policisë së Shtetit dhe që e ndiqnin subjektin prej ditësh. Kanë menduar se kanë qenë atentatorë si ata të 3 Shkurtit. Ajo video është pjesë e dosjes së hetuar nga krimet e rënda, ku ka edhe pamje të tjera.

Artan Hoxha: Sigurisht që ka edhe pamje të tjera. Kjo ngjarje ka ndodhur me datë 8 Qershor, në datën 6 Qershor, ka ndodhur një atentat para drejtorisë së policisë Elbasan. U qëlluan dy persona. Mua më intereson fenomeni, jo emrat, por meqenëse avokati doli, po ia them unë ku është manipulimi i avokatit. Nëse këta persona ndjenin rrezik që janë qëlluar dy ditë më parë, janë me mjet të blinduar në mes të qytetit, të armatosur, pse duhet t’i qëllonin këta atij? Ta zëmë se nuk e dinë që janë policë apo kundërshtarë, pse duhet ta qëllojnë makinën tjetër? Pse duhet ta ndalosh makinën tjetër? Ti je në blindë, kush do të qëllojë? Ti je i armatosur, pse je i armatosur? Po në atë kohë nuk ka qenë ky ligji që është sot, sot ka vajtur deri në 15 vjet për armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME